Kuriozitete

Habit terapisti: Burrat mund të bëjnë marrëdhënie me burra pa qenë homoseksualë

Dr. Joe Kort, terapist i marrëdhënieve intime, ka sqaruar pse mendon se burrat heteroseksualë mund të kenë marrëdhënie seksuale me burrat homoseksualë. Teoria e tij ka nxitur shumë reagime në internet.

Në një vargu videosh të publikuara në TikTok që janë shikuar miliona herë, eksperti i marrëdhënieve intime pretendon se kur burrat heteroseksualë bëjnë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, ky nuk është raport homoseksual, por thjesht “çështje djemsh”, shkruan News.au, transmeton Gazeta Express.

“Në përgjithësi, burrat bëjnë më shumë marrëdhënie seksuale të ndërsjella mes vete, gratë në përgjithësi nuk bëjnë”, thotë Kort në njërën prej videove të publikuara.

Kort është ekspert amerikan i marrëdhënieve intime dhe ka doktoruar në seksologji klinike. Ai punon si psikoterapist dhe ka shkruar disa libra për seksualitetin.

Sipas këtij terapisti, sjellja seksuale nuk e përcakton orientimin seksual.

Ai shton se një arsye pse burrat heteroseksualë bëjnë marrëdhënie intime me burra homoseksualë është për shkak se ata i tërheq akti akti e jo personi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button