KosovëLajme

Haradinaj përsëri ia thotë këngës, tani në Drenicë këndon vargjet “O ty Kosovë nuk të lëshojmë prej dore”

Partitë politike janë duke zhvilluar fushatën e tyre elektorale.


Përfaqësuesit e subjekteve politike si dhe kandidatët e tjerë për deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës qytetarët kanë mundësi ti takojnë thuajse çdo ditë deri më 12 shkurt.

Gjithë këto ditë të njëjtit po i shfrytëzojnë në mënyrë maksimale që të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe të paraqesin premtimet e tyre elektorale.

Ngjashëm ka vepruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i cili është edhe kandidat i hapur për president.

Haradinaj së fundi zhvilloi një tubim me qytetarët në një prej fshatrave të Drenicës.

Në një video-incizim të dërguar në lajmi.net, Haradinaj shihet në mesin e shumë banorëve të kësaj ane, por jo duke folur për politikë sepse i njëjti zgjodhi t’ia thotë këngës, në vend të fjalëve.

Haradinaj si shumë herë më parë edhe kësaj radhë vendosi të këndojë, anipse u kritikua disa herë radhazi për këtë gjë.

Në një deklaratë të dhënë më herët, Haradinaj pati thënë se këndimin e ka që nga koha e luftës, kur në orët e para të mëngjesit vendoste që përmes këngës t’i zgjonte udhëtarët e tij dhe të pozicionoheshin përballë armikut.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=420306805862286

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button