KosovëLajme

Haziri: Më në fund, pas 20 vjetësh doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike

Pas publikimit të një lajmi për vrasjen e ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhemail Mustafa, që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, dhe të Ekrem Rexhës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar Lutfi Haziri.

Haziri, i cili është Kryetar i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, ka thënë se më në fund pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

Në një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se “vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.”

“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike. Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri.

Xhemail Mustafa ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së.

Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë, në hyrje të apartamentit të tij.

Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button