KosovëLajme

Hidhen poshtë mocionet paraprake të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Mocionet paraprake të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt janë hedhur poshtë nga gjykatësi i procedurës paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Nicolas Giju.

Në njoftimin e publikuar nga Dhomat e Specializuara sipas gjykatësit të procedurës paraprake Giju mocionet paraprake nuk njohin juridiksionin dhe pretendojnë mangësi në aktakuzën kundër tyre.

“Më 8 mars, gjykatësi i procedurës paraprake Giju hodhi poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt të cilët nuk njohin juridiksionin dhe pretendojnë mangësi në aktakuzën kundër tyre”, thuhet në njoftim./Zëri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button