Historia e Pavarësisë: Ai që e shpalli ndodhet në Hagë, dhe ai që e kundërshtoi pritet të bëhet kryeministër

Sot janë mbushur plot 13-vjet që kur Kosova u shpall shteti i Pavarur dhe Demokratik.
Po në këtë ditë, 13 vite me parë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
“Ne udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmejt kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të Pavarur dhe Demokratik”, kishte thënë Thaçi atëkohë.https://d45840f78848e361e6c536133eb7f44c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html
Nën duartrokitjen ndaj këtyre fjalëve, Thaçi shpalli Kosovën shtet te pavaruar.
Por, në këtë përvjetor të Pavarësisë, Thaçi së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë mungojnë.
Kjo pasi më 5 nëntor të vitit të kaluar ai u ftua nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.
Kurse, tani Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të bëhet kryeminstër i Kosovës.
Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës Kurti e kishte kundështuar në vazhdimësi me protesta. E një nga protestat më të përgjakshme që Kurti e kishte organizuar dhe i printe asaj, ishte ajo e vitit 2007.
Ai asakohe protestonte kundër pakos së Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe statusin e saj.
Kurti akuzoi anëtarët e ekipit negociues të Kosovës se nuk po e flasin të vërtetën duke e paraqitur pakon e Ahtisaarit si të favorshme.
Në protestën e organizuar nga kjo lëvizje, me 10 shkurt, gjatë përleshjeve me policinë, u vranë dy protestues dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin.
Tre ditë para se Kosova të mbushë 13 vjetë shtet, Albin Kurti fitoi zgjedhjet parlamentare ku pritet ta marrë fronin e kryeministrit në dorë.
Zgjedhjet e 14 shkurtit partin të cilën e drejton ai doli e para me 47.85 për qind. /GazetaInsajderi/