Kuriozitete

Horoskopi 27 Dhjetor 2021

Dashi – Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, pasi do e bënit tejet të lumtur. Në punë, do të keni shumë ide të reja. Përkushtohuni më shumë për t’ju dhënë jetë.

Demi – Duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar, nëse keni në mendje për të ndërtuar të ardhmen. Do të jeni të mbushur me energji dhe gati për të dhënë maksimumin në jetën në çift. Hëna do të jetë me ju. Në punë do t’i keni idetë shumë të qarta lidhur me mënyrën si të veproni për të arritur objektivat.

Binjakët – Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Zemra juaj është e mbushur me emocione të forta! Mundohuni që të hapeni më shumë, në mënyrë që të mos e largoni partnerin/en nga vetja. Heshtja e tepërt, nuk bën mirë. Një rezultat i kënaqshëm në punë, do t’ju bëjë që të ndiheni mirë.

Gaforrja – Sot jeni të përkushtuar me jetën private. Do t’ju duhet që të ballafaqoheni me një problem familjar, ndaj duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm dhe tolerant, në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Në vendin e punës, nëse punoni në varësi, mund të përballeni me konflikte, ndaj mundohuni të veproni me dinakëri.

Luani – Pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Dashuria do t’ju dhurojë emocione të forta. Nëse bëni premtime, mundohuni që t’i mbani ato, pasi në lojë është krenaria juaj. Në punë do të vlerësohet shpirti nismëtar dhe do të shënoni rezultate të shkëlqyera.

Virgjëresha – Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervozë për të bërë gjithçka me nxitim. Ndonjë e papritur në vendin e punës, do të prishë qetësinë tuaj në familje. Pavarësisht ndonjë të papriture, do të arrini që të realizoni gjithë çfarë do t’ju propozohet, duke ruajtur qetësinë.

Peshorja – Do të keni humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Kjo ditë do t’ju gjejë të karikuar me entuziazëm dhe eufori dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Do të jeni gati për të projektuar të ardhmen me partnerin/en. Sa i takon punës, do të hapen mundësi të reja, ndaj duhet t’i kapni fluturimthi.

Akrepi – Ditë monotone sot. Ndiqni instinktin tuaj! Kryefjala e kësaj dite për ata që janë vetëm është sinqeriteti. Dëshira për të shprehur ndjenjat ndaj një personi, do të bëhet gjithnjë e më e fortë. Në vendin e punës duhet të jeni më të përqendruar dhe shmangni çdo rrezik për të gabuar.

Shigjetari – Mërkuri dhe Saturni nuk do të kenë aspak ndikim negativ për të lindurit e kësaj shenje. Do t’ju duhet të luftoni fortë për të fituar zemrën e personit që doni. Sa i takon sferës profesionale do të jeni të vendosur më shumë se kurrë dhe nuk do të ktheheni pas lidhur me një vendim.

Bricjapi – Do të jeni nën ndikimin e plotë të yjeve, ku historia juaj e dashurisë do të jetë e mbrojtur. Do të përjetoni emocione të papërshkrueshme. Ata që janë vetëm, do të marrin një lajm të bukur dhe do e kalojnë mbrëmjen nën shoqërinë e miqve të besuar. Sa i takon punës, duhet të kujdeseni më shumë për financat.

Ujori – Shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Yjet janë në anën tuaj dhe ju garantojnë momente të lumtura dhe të qeta. Ju pret një ditë vërtetë pozitive. Do të arrini që të zgjidhni një sërë të papriturash. Ndërsa në punë do të përballeni me një sërë mundësish të mira.

Peshqit – Sot mos i besoni askujt, sepse tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Qetësia juaj është vetëm në dukje, ndërsa në fakt do donit të shembnit të gjithë botën. Në punë do të jeni të pamposhtur dhe idetë tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Gjithashtu nuk duhet të bëni shumë tolerime në negociata!  /tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button