Slider

Humb jetën nga Covid-19 Bashkim Fino

Ishte infektuar me covid-19, ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Fino kohët e fundit luftoi për jetën pasi ishte i prekur me Covid dhe nuk arriti t’ja dalë.

Në vitin 1992 Bashkim Fino u zgjodh kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij u shënua në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 ishte ministër i pushtetit lokal.

Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button