BotaLajme

I burgosuri tenton të arratiset nga spitali, mbante paterica për të mos u prangosur

46-vjeçari u shtrua gjithsej tre herë në Spitalin Universitar kujdestar të Larisës, duke përdorur paterica për t’u ekzaminuar, duke përfituar nga rregullorja që kërkon që i burgosuri që i përdor të mos prangoset, pasi presupozohet se nuk do të jetë në gjendje të ecë.

Një i burgosur 46-vjeçar ka tentuar të arratiset nga Spitali i Larisës në Greqi, por është ndaluar nga ekipet e sigurisë. Mësohet se i burgosuri kishte shkuar në urgjencë si pacient për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me përfundimin e ekzaminimeve mjekësore, ai hodhi patericat dhe tentoi të largohej, por u arrestua nga efektivët e gardës së jashtme të burgut të Larisës.

46-vjeçari u shtrua gjithsej tre herë në Spitalin Universitar kujdestar të Larisës, duke përdorur paterica për t’u ekzaminuar, duke përfituar nga rregullorja që kërkon që i burgosuri që i përdor të mos prangoset, pasi presupozohet se nuk do të jetë në gjendje të ecë.

Si pasojë e disa plagëve të marra në kokë, i burgosuri kishte kërkuar të transportohej në spital, pasi sipas tij, kishte marrje mendsh dhe për këtë kishte kërkuar paterica, në mënyrë që të mos prangosej.

Pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore në dalje nga Urgjenca e PPGNL-së dhe teksa po shkonte në makinën e transfertës për t’u kthyer në burg, 46-vjeçari, sipas policisë greke, ka hedhur patericat në në tokë dhe u përpoq të shpëtonte.

Megjithatë, ai u ndoq nga efektivët e Gardës së Burgut të Jashtëm dhe pak metra më larg u arrestua në oborrin e Spitalit Universitar. 46-vjeçari ndodhet i ndaluar përkohësisht në burgun e Larisës, pasi akuzohet ndër të tjera për ‘dhunë në familje’ dhe ‘plagosje me dashje’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button