
Maqedonia e Veriut sot, sipas paralajmërimeve të meteorologëve, do të kaplohet nga i ftohti polar nga faza e verdhë me temperatura të ulëta të cilat do të zbresin deri minus 18 gradë.
Nga DPHM thonë se moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë një erë e lehtë veriperëndimore.