Bota

I shpërthen cigarja elektronike, 36 vjeçari digjet në dorë, këmbë dhe në organe gj*nitale

Pak para orës 7: 55 të mëngjësit të sotëm një 36 vjeçar në Milano ka njoftuar urgjencën pasi cigarja e tij elektronike që e kishte në xhep i kishte shpërthyer dhe i kishte shkaktuar djegie.

Stafi mjekësor trajtoi 36-vjeçarin i cili kishte djegie të shkallës së parë dhe të dytë në dorën e majtë, gjymtyrën e poshtme dhe organet gjenitale.

Burri më pas u transportua me kod të verdhë në spitalin Niguarda.

Një episod i ngjashëm ndodhi dhe në shkurt të 2020  në Torre del Greco , në provincën e Napolit.

Një gruaje i shpërthen cigare elektronike që e kishte në xhepin e xhaketës në momentin e shpërthimit.

Shpërthimi krijoi flakë duke e djegur atë në duar.

Më pas atë e dërguan në spitalin Agostino Maresca në Torre del Greco ku ajo kreu të gjitha shërbimet e nevojshme.

Për fat të mirë, djegiet e raportuara nuk ishin serioze. Gruaja, pasi u mjekua, doli nga spitali pa asnjë lloj pasoje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button