Sport

Ia fitoi lojën, Gatusso me deklaratë të madhe për Amir Rrahmanin

Gatusso pas fitores me Juventusin flet për Rrahmanin.

Napoli ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat 1-0, duke u kthyer te fitorja pas dy ndeshjeve me humbje.

Napolitanët u eliminuan nga Kupa e Italisë në duel me Atalantan, ndërsa në kampionat kishin pësuar nga Genoa.

Pas fitores me Juventusin, trajneri Gennaro Gattuso, foli fjalë të mira për Amir Rrahmanin, i cili fitoi penalltinë nga ku erdhi edhe fitorja.

“Dua të veçoj Amir Rrahmanin që ka punuar aq shumë, pavarësisht se ka marrë shumë pak minuta loje”, ka thënë Gattuso.

Rrahmani në ndeshjet e fundit po luan rregullisht, kjo pasi te Napoli po kanë probleme me lëndime dhe COVID-19.

Ai ka filluar të bindë, edhe pse klubi nuk ka pasur dyshim asnjëherë në kualitet e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button