Kuriozitete

Ideja e marrë nga Simpsons/ Stratosfera do të spërkatet me miliona tonë allçi, nis projekti për të ftohur planetin Tokë

Projekti ka ngjashmëri me një pjesë nga Simpsons në të cilin Z. Burns bllokon diellin për të realizuar fitimet e tij

Një projekt me qëllim për të ftohur planetin Tokë mund të ketë provën e parë në muajin qershor, ku stratosfera do të spërkatet me miliona tonë allçi.

Ekspertët e Universitetit të Harvardit do të testojnë sistemin duke dërguar një tullumbace të madhe 12 milje mbi qytetin suedez të Kiruna, që do të hedhë më pas 2 kilogramë allçi pluhur në stratosferë.

Qëllimi i misionit të vlerësuar prej 3 milion dollarësh, i mbështetur nga miliarderi Bill Gates, është që allçia të devijojë një pjesë të rrezatimit të diellit dhe ta ndalojë atë të arrijë sipërfaqen e Tokës dhe kështu do të freskohet planeti.

Ideja është kritikuar shumë që nga fillimi i saj, me drejtorin e projektit Frank Keutsch, madje duke e quajtur këtë si një “projekt i tmerrshëm”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se teknikat e pazakonta mund të jenë katastrofike për sistemet e motit në mënyra që askush nuk mund t’i parashikojë.

Mbështetur nga një sërë donatorësh privatë, përfshirë Gates, misioni i provës po fillon nga Suedia pasi ata mund të mundësojnë një nisje deri në fund të kësaj. Balona e provës do të ngrejë 600 kg pajisje shkencore 12 milje mbi sipërfaqen e qytetit Arktik dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të lirohet rreth 2 kg pluhur.

Kjo më pas do të krijojë një plumb pluhuri me gjatësi disa kilometra, aq i madh sa të ketë ndonjë efekt në intensitetin e rrezeve të diellit që godasin Tokën.

Gjatë testit të parë, ekipi do të mbledhë informacion se si reagojnë grimcat e pluhurit me ajrin. /S.H /NOA.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button