Kuriozitete

Instagram vjen me një azhurnim të ri

Reels remix është azhurnimi më i ri i Instagram.

Shumë prej nesh pëlqejnë shumë të kalojnë kohë duke shikuar videot Reels në Instagram.

Tani, kompania ka vendosur të bëjë gjërat paksa më interesante, dhe një opsion i ri veçse është duke u testuar nga një përqindje e vogël e përdoruesve.

Opsioni më i ri është Reels Remix, që lejon përdoruesit të aktivizojnë dhe të bëjnë një video me reagimin e tyre krah për krah videos origjinale.

Ky opsion është inspiruar nga TikTok dhe pjesa më e mirë është se kjo do ta bëjë shumë më të lehtë për personat që duan të krijojnë këtë lloj të videos pa pasur nevojë të përdorin aplikacione tjera.

Një pjesë e vogël e përdoruesve veçse iu është shfaqur ky opsion i ri dhe është duke u testuar, për të parë se sa i përshtatshëm është.

Sapo të përfundojnë testimet dhe të bëhen ndryshimet e fundit (nëse janë të nevojshme) ky opsion do të bëhet i qasshëm për të gjithë përdoruesit e platformës sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button