Sport

Interi e ‘prishë’ Juven e Ronaldos!

Juventusi duarthatë nga “San Siro”. Është humbja e dytë për Juven në kampionat nga 17 ndeshje e zhvilluara  deri me sot.

Interi sikur në ditët më të mira, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit në fuqi, Juventusi, në derbin e madh italian.

Në minutën e 12-të, Barella harkon për bukuri, ndërsa Arturo Vidal me kokë, shënon gol të bukur në pjesën e epërme të djathtë.

Në minutën e 52-të, Bastoni pason për mrekulli një top të gjatë, ndërsa Nicolo Barella me hapa të shpejtë futet në 16-sh dhe me goditje të fuqishme shkundë këndin e epërm të majtë, 2:0.

Ronaldo dhe Morata nuk mund të bënin asgjë  sonte kundër një ekipi të disponuar siç ishin zikaltrit.

Interi përforcon vendin e dytë me 40 pikë pas 18 jave në Serie A, por ka një takim më shumë se lideri, Milani, që ka 40 sosh dhe Juventusi është në pozitën e pestë me 33 pikë.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, sikur në qiellin e shtatë, ndërsa ai i Juves, Andreas Pirlo, pati një mbrëmje të keqe, duarthatë nga “San Siro”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button