Kuriozitete

iPhone 13 do të vijë me ‘notch’ më të vogël krahasuar me versionet aktuale

Së fundmi janë dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me modelin e ri të iPhone, përkatësisht iPhone 13 nga Apple.

Njëra prej raportimeve interesante që vlen për tu theksuar është që ekrani i iPhone të ri të ketë kornizë më të vogël në pjesën e sipërme të ekranit, që ndryshe njihet edhe si ‘notch’. Kjo, krahasuar me modelin paraprak të iPhone 12.

MacRumors ka postuar një fotografi dhe vizatim që duket se ka rrjedhur nga ndërmarrja greke e riparimeve iRepair dhe me sa duket tregon xhamin e përparmë për modelin e ri të iPhone.

Siç është parë nga fotot, prerja në pjesën e sipërme të ekranit është më e vogël se ajo e iPhone aktual 12. Kjo gjithashtu tregon se kufja është zhvendosur në pjesën, shkruan telegrafi.

Siç edhe thuhet, iPhone 13 do të vijë në tre madhësi të ndryshme, përkatësisht një variant me 5.4 inç, 6.1 inç dhe 6.7 inç, respektivisht.

Pritjet janë që këtë vit iPhone 13 është në rrugën e duhur për një lansim në shtator, ndërkaq modelet e fundit të iPhone vitin e kaluar arritën në tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button