Kuriozitete

‘iPhone 13 Pro’ do të ketë ngjyra të reja dhe veshje çeliku inox

Një përmbledhje e re e ” iPhone 13 ” tregon se ky telefon inteligjent pritet të ketë ngjyrat e reja, një shtresë të re çeliku inox dhe një kamerë e pasme e ridizenjuar.

Duke parë pretendimet e fundit në lidhje me iPhone-in e ardhshëm, një raport i ri në kanalin YouTube EverythingApplePro thotë se ky telefon inteligjent pritet ti ketë disa ngjyra të reja, transmeton Telegrafi.

Me anë të rrjedhësit Max Weinbach, informacioni kryesor është se “iPhone 13” do të ketë kryesisht dizajn të njëjtë me gamën e iPhone 12.

Pretendohet të ketë një ngjyrë të re të zezë mat, plus që thuhet se Apple po provon një mundësi bronzi.

Do të ketë gjithashtu një sistem të ri-dizenjuar të kamerës në pjesën e pasme.

Kamerat thuhet se përfitojnë nga një proces i përmirësuar i videos dhe fotos së portretit, i cili do të mbështetet më shumë në sensorin LiDAR.

Krahas kësaj, thuhet se ekziston një tipar i ri i stabilizimit të imazhit në iOS, i cili synon të mbajë subjektet në fokus gjatë videove.

Diapazoni “iPhone 13” në tërësi parashikohet të ruajë të njëjtën linjë me atë aktual të iPhone 12. Thuhet se përfshin një “iPhone 13 Mini”, megjithëse raporte të tjera kanë spekuluar se Apple do ta heqë atë model pas shitjeve më të ulëta se sa pritej.

Leaker Max Weinberg më parë parashikoi saktë se Apple do të prezantonte një version me ngjyrë blu të iPhone 12.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button