BotaLajme

Irani: Sulmet ajrore të SHBA-së në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon

Sulmet ajrore amerikane të 26 shkurtit, kundër milicive të mbështetura nga Irani në lindje të Sirisë, do të inkurajojnë terrorizmin në rajon, tha një zyrtar i lartë i sigurisë së Iranit.

Uashingtoni tha se ka kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të milicive pro-iraniane në Sirinë lindore, në afërsi të kufirit me Irakun, në përgjigje të sulmeve me raketa kundër caqeve amerikane në Irak.

“Veprimet e fundit të Amerikës forcojnë dhe zgjerojnë aktivitetet e grupit terrorist Daesh (Shteti Islamik) në rajon”, tha Ali Shamkhani, anëtar i Këshillit Suprem të Iranit.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Iran me ministrin e Jashtëm irakian, Faud Hussein.

“Sulmi ndaj forcave rezistencës kundër terroristëve është fillimi i një raundi të ri të terrorizmit të organizuar”, citohet të ketë thënë ai.

Zyrtarët e milicisë irakiane kanë thënë se nga sulmet ajrore të 26 shkurtit është vrarë një luftëtar dhe janë plagosur katër të tjerë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka thënë se do të veprojë në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i madh i situatës në këtë rajon.

Shamkhani tha se “ne do ta konfrontojmë planin e SHBA-së për të ringjallur terrorizmin në rajon”, por nuk dha më shumë detaje.

Zyrtarët perëndimorë dhe disa zyrtarë irakianë kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani, se janë përfshirë në sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi caqe të SHBA-së në Irak gjatë muajit të fundit./REL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button