Slider

Ish-drejtori nuk e fsheh më martesën me punëtoren që e la shtatzënë (Foto)

Gjatë mandatit të tij si Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, kishte krijuar lidhje dashurie me një zyrtare të Komunës. Kjo lidhje nuk mbeti me kaq pasi ata u bënë edhe prindër të një djali.

Lajmi.net e kishte zbuluar këtë lidhje të Durimisht me punëtoren e Komunës më 1 shkurt të këtij viti.

Durmishi nuk po e fsheh më martesën e tij të dytë, djalin e bashkëshorten po e shfaq në profilin e tij zyrtar në FB.

Një postim të tillë e ka ndarë në FB edhe sot.

“Në angazhimet e shumta për javën e Lëvizjes, një vizitë e këndshme nga Mirjeta e Dielli gjatë pauzës”, ka shkruar Durmishi.

Gruaja e tij e dytë, ishte beqare në kohën sa u lidh me të martuarin Hysen Durmishi.

Durmishi është njëri prej bashkëpunëtorëve me besnik të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

Çfarë kishte raportuar lajmi.net (Shkrimi i plotë):

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e la jashtë, por ish- drejtori i tij ka krijuar një lidhje dashurie me një zyrtare të Komunës së Prishtinës.

Ish-drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, u la jashtë Komunës nga Shpend Ahmeti.

Por, Durmishi një pjesë të “vetës” e la në Komunë. Ai do ta ketë vështirë të shkëputet nga Komuna plotësisht. Pos, detyrës që kreu si drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, gjeti kohë edhe që të flirtojë nga pak.

Si i martuar që ishte, nuk mundi t’i rezistojë një lidhje miqësie që e krijojë me një zyrtare të Komunës, e cila nuk ishte pjesë e drejtorisë së tij, shkrua lajmi.net.

E kurorëzoi me dashuri. Sipas burimeve, por edhe disa fotografive në rrjetet sociale, dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë, pasi që M.B. është shtatzënë.

Lajmi.net ka mësuar se zyrtarja e Komunës së Prishtinës M.B. ishte beqare në kohën sa u lidh me të martuarin Hysen Durmishi.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Durmishin, por ai nuk ka kthyer përgjigje dhe as nuk është lajmëruar në telefon.

Për shkak të postit publik që Durmishi ka mbajtur në Komunën e Prishtinës dhe po ashtu në partinë më të madhe opozitare, Vetëvendosje, lajmi.net e ka pa të arsyeshme ta trajtojë lidhjen e Durmishit me zyrtaren e Komunës së Prishtinës.

Ndryshe Durmishi është radhitur fuqishëm përkrahë Albin Kurtit. Është i vetmi drejtor që punoi me Shpend Ahmetin e që u la jashtë Komunës.

A është historia e dashurisë së Hysen Durmishit që Shpend Ahmeti e la jashtë Komunës? /Lajmi.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button