Slider

Islanda e dha “pasaportën” e parë për vaksinim kundër virusit korona

Islanda e dha “pasaportën” e parë për vaksinim kundër virusit korona që t’i lehtësojë udhëtimet ndërkombëtare për qytetarët e saj të cilët tashmë e kanë marrë vaksinën, transmetoi Gardian.

Të gjithë 4.800 qytetarët të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës mund të aplikojnë për certifikatën digjitale, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Islandës.

Ministria shtoi se qëllimi është që të lehtësohet lëvizja e njerëzve mes vendeve, në mënyrë që personat të cilët e kanë marrë vaksinën të mund të tregojnë vërtetim për vaksinim në vendkalimet kufitare që të mund të përjashtohen nga kufizimet./MIA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button