Slider

Ja kush vaksinohet me vaksinat që do të arrijnë të dielën!

Me 24 mijë vaksinat që pritet të mbërrijnë të dielën në Maqedoni, mes atyre që do të vaksinohen me prioritet janë edhe regjistruesit e popullsisë, informon Zhurnal.

Për këtë bëri të ditur sot nga Dellçeva kryeministri Zoran Zaev. Ky vendim erdhi pasi funksionarët e VMRO-DPMNE-së, mes tyre edhe vet kryetari Mickoski, thanë se nuk do të pranojnë në shtëpi regjistrues të pa vaksinuar.

“Besoj se mesazhi i dërguar dje nga z.Mickoski, se nëse vaksinohen regjistruesit, e ato gjithsesi se janë planifikuar në grupën e parë të qytetarëve, atëherë ato publikisht duhet të mbështesin regjistrimin dhe atëherë me të vërtetë të gjitha subjektet janë pro regjistrimit përpos “Të Majtës”. Publikisht shfrytëzoj rastin të thërrasim edhe “Të Majtën” të kyçet në këtë operacion. Nëse të dielën arrijnë vaksinat, do të mundemi në kohë para datës 1 prill, të vaksinojmë regjistruesit – pres këtë ta thotë dhe komisioni, sepse kështu ishte planifikuar. Të hënën kemi mbledhje, do të biseodjmë dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

Ndryshe dje edhe deputeti Milloshoski paralajmëroi se nuk do të pranojë regjistrues të pa vaksinuar, sepse siç thotë, është prind dhe bashkëshort, dhe nuk ka ndërmend të rrezikojë shëndetin e të afërmve të tij.//Zhurnal.mk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button