BotaLajme

Ja ndëshkimi i çuditshëm që marrin turistët në Bali nëse kapen pa maska

Ishulli i Bali prezantoi mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse vitin e kaluar, dhe shkelja e këtij detyrimi sanksionohet financiarisht, por edhe në mënyra të tjera, shumë të pazakonta.

Një video që qarkullon aktualisht në rrjetet sociale tregon turistë , të veshur për në plazh ose një shëtitje të relaksuar në këtë ishull ekzotik, duke bërë shtytje nën mbikëqyrjen e oficerëve të policisë me uniforma blu të errët.

Bali është kryesisht i mbyllur për turistët e huaj, por ka akoma disa në këtë ishull, veçanërisht ata që vijnë nga pjesa tjetër e Indonezisë.

Ditët e fundit, policia ka “kapur” rreth njëqind turistë që nuk kishin maska. Shumica e tyre paguanin gjobën, por rreth tridhjetë prej tyre nuk kishin para, kështu që u duhej të bënin shtytje. Ata që nuk e vishnin maskën fare, duhej të bënin 50 push-up, ndërsa ata që nuk e kishin veshur në mënyrë adekuate, pra nuk e kishin mbuluar hundën, iu dha një detyrë fizikisht më e lehtë pasi që u duhej të bënin 15 push-ups.

Sidoqoftë, kjo metodë e ndëshkimit nuk zbatohet vetëm për të huajt – kishte edhe një rast kur disa vendas u desh të ushtronin për shkak të mosrespektimit të masave anti-epidemike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button