Showbiz

Ja përse mund të jetë ndarë Tuna nga burri, flet këngëtarja: Tradhëti dhe gënjeshtra kam….

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit. E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi.

Ndahen Tuna dhe Patrisi, ja çfarë po ndodh midis tyre

Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjek në këtë rrjet social. Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit.

E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës. Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”.

Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën. Askush nuk ka folur publikisht për ndarjen, mirëpo postimi i fundit i Tunës në InstaStory na bëri të mendojmë se ajo kërkon të thotë diçka.

Këngëtarja ka publikuar një shprehje paksa ‘të hidhur’ që kujt t’i djegë, le ta mbajë. “E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re.”

Image
Ndahen Tuna dhe Patrisi? Këngëtarja largohet nga shtëpia dhe bën veprimin e  papritur - YouTube

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button