Slider

Ja se si qytetarët do të mund të shlyejnë kamatën e borxheve

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka dhënë sqarime për mënyrën se si do të shlyhet kamata e borxheve të qytetarëve, si një nga masat e përfshira në pakon e 5 ekonomike.

“Ndryshimet ligjore po përgatiten. Qytetarët do të informohen në kohë. Do të kenë kohë të mjaftueshme dhe kam sqaruar edhe njëherë, se do të zgjasë 5 muaj. Qytetarët do të ftohen secili veçmas, sipas orarit se kur duhet të shkojnë në ndërmarrjet publike.Reklame

Kjo bëhet që para se gjithash, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe ata duhet ta respektojnë atë që të mos krijohen rrëmuja të panevojshme para institucioneve”, tha Bytyqi në konferencë për media, transmeton TV21.

Ai ka sqaruar, se oraret do të bëhen me qëllim që mos të vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve.

Ndërkaq për kushtet e shylerjes ka sqaruar:
duhet të kenë borxhe më të vjetra se 3 muaj,
të kenë dëshirë që t’i kalojnë detyrimet në momentin e reprogramimit të borxheve ndaj institucioneve.

“Flasim për borxhe të cilat janë krijuar deri në nëntor të 2020-s”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, në pakon e 5 ekonomike është paraparë edhe shlyerja e kamatës për qytetarët që kanë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike dhe komunale./TV21

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button