Slider

Janë regjistruar mbi 140 mijë mërgimtarë

Vazhdon procesi i regjistrimit të diasporës në Maqedoninë e Veriut.

Deri sot, në ora 08:00 janë regjistruar 143755 mërgimtarë, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Regjistrimi që pritet të përfundojë më 21 prill, realizohet nëpërmjet ueb faqes: https://census.stat.gov.mk/

Të drejtë për regjistrim kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe që jetojnë jashtë territorit të saj.

Nga ana tjetër, regjistrimi në vend do të realizohet nga 1 prilli.

Opozita ka vazhduar thirrjet për anulim, megjithatë, autoritetet në disa raste kanë deklaruar se regjistrimi do të vazhdojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button