Slider

Japonia zbulon një tjetër mutacion të COVID-19

Një tjetër mutacion i COVID-19 është zbuluar në Japoni duke vënë alarmin në autoritet shëndetësore të këtij vendi.

Mediat vendase shkruajnë se janë zbuluar të paktën 90 raste të këtij mutacioni të ri të COVID-19.

Kryesekretari i kabinetit, Katsunobo Kato u tha gazetarëve se varianti mutant i njohur si E484K, është gjetur në 91 raste në zonën Kanto të Japonisë lindore. Kishte edhe 2 raste në aeroporte.

Besohet se lloji erdhi nga përtej detit, por është i ndryshëm nga ato me origjinë nga Britania dhe Afrika e Jugut, sipas një raporti të mëparshëm duke cituar Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive të Japonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button