Bota

Jep dorëheqjen kreu i ushtrisë spanjolle pas skandalit të vaksinimit

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të ushtrisë spanjolle dha dorëheqjen pas një polemike që shpërtheu pasi u vaksinua kundër koronavirusit (COVID-19) duke thyer protokollin e vaksinimit, raportuan mediat vendore.

Gjenerali, Miguel Angel Villarroya i paraqiti dorëheqjen  ministres së Mbrojtjes Margarita Robles, të cilën ajo e pranoi.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai theksoi se i kishte shërbyer Spanjës me ndershmëri gjatë gjithë karrierës së tij 45-vjeçare ushtarake.

Dorëheqja e gjeneralit, Miguel Angel Villarroya erdhi pas një skandali rreth vaksinimit të zyrtarëve ushtarakë dhe politikë spanjollë të cilët u vaksinuan përpara punonjësve shëndetësorë dhe atyre në shtëpitë e të moshuarve.

Politikanë të tjerë gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen për marrjen e vaksinës jashtë radhe,  përfshirë Manuel Villegas, këshilltar shëndetësor në rajonin juglindor të Murcia.

Por Javier Guerreron, këshilltar shëndetësor në Ceuta refuzoi të japë dorëheqjen, duke thënë se nuk kishte shkelur asnjë protokoll.

Spanja është prekur rëndë nga pandemia, duke regjistruar 55,441 viktima nga gati 2.5 milion raste deri më tani./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button