Kuriozitete

Jeta dhe vdekja e shimpanzesë së parë hapësinore

Në 31 janar 1961 një shimpanze e patrembur e quajtur Ham u lëshua në një raketë nga Cape Canaveral në Sh.B.A dhe u kthye në tokë gjallë. Gjatë procesit, ai u bë hominini i parë në hapësirë.

Në vitet e 1950-ta ishte e paqartë se a mund të mbijetojnë njerëzit jashtë tokës – fizikisht dhe mendërisht, raporton Space.com

Bimët, insektet dhe kafshët janë dërguar në lartësi të mëdha në balona dhe raketa që nga shekulli i 18-të. Bashkimi Sovjetik dërgoi qenin Laika në orbit me Sputnik 2 në 1957. Ajo vdiq, por mbinxehja e jo nga efektet e udhëtimit.

Përderisa BRSS u fokusua në qentë, SH.B.A u kthyen nga shimpanzetë pasi që ishin më të ngjashme me njerëzit, transmeton arbresh.info.

Biografia e një astronauti jo-njerëzor

Ham lindi më 1957 në Cameroon, Afrika Qendrore, atëherë një territor franez. Ai u kap dhe u dërgua në një shkollë astronautësh për shimpanzetë në Holloman Air Force Basen në New Mexico.

Astro-shimpanzetë u trajnuan për të tërhequr leva, me banane si shpërblim dhe një goditje elektrik në këmbë në rast dështimi. Shimpanzeja e zgjedhur do të testonte sistemet e mbështetjes së jetës dhe të demonstronte se pajisjet mund të operohen gjatë fluturimit hapësinor. Ham tregoi aftësi të mëdha dhe u zgjodh një ditë para fluturimit.

Në 31 janar, 1961, Ham u lëshua në hapësirë, i lidhur me rripa në një kapsulë brenda një raketë Mercury-Redstone. Raketa udhëtoi me shpejtësi 9,000km/h dhe arriti lartësinë 251km. I gjithë fluturimi mori 16 minuta nga nisja deri në kthim.

Gjatë udhëtimit Ham ishte i detyruar të tërhiqte një levë. Ai mori dy goditje elektrike sepse nuk e bëri këtë si duhet, nga 50 tërheqjet. Ai arriti këtë me një termometër rektal 16cm të vendosur për të monitoruar temperaturën e tij.

Të dhënat bio-mjekësore treguan që Ham ka përjetuar stres gjatë përshpejtimit dhe ngadalësimit.

Jane Goodall, një eksperte në sjelljen e primatëve, tha që ajo nuk kishte par kurrë terror të tillë në fytyrën e një shimpanzeje. Sidoqoftë, Ham ishte i qetë kur ishte pa peshë.

Ham i mbijetoi fluturimit, por gati sa u mbyt kur kapsula filloi të mbushej me ujë pasi ra në oqean. Fatmirësisht, ekipi i shpëtimit me helikopter e arriti atë në kohë. Dhurata për Ham kur dilte nga anija ishte një mollë, të cilën e përpiu me padurim.

Pas këtij fluturimi, Ham jetoi 20 vite i vetëm, në një kopsht zoologjik në Washington DC. Njerëzit i shkruan atij letra, dhe disa u përgjigjën nga stafi i kopshtit zoologjik dhe u nënshkruan me gjurmën e gishtit të Hamit. Në vitin 1980 ai u dërgua në një kopsht tjetër zoologjik për të jetuar me një grup të shimpanzeve. Ai vdiq më 1983 në moshën 26-vjeçare.

Sot, Muzeu Nacional i Shëndetit dhe Mjekësisë në Washington DC ruan eshtrat e tij./arbresh.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button