Showbiz

Jonida kush? Romeo nis një romancë të re me vajzën e ministrit të njohur shqiptar

Moderatori Romeo Veshaj është në një lidhje të re dashurie dhe jo më me këngëtaren Jonida Maliqi.

Pavarësisht një historie të gjatë dashurie, mes Veshajt dhe Maliqit nuk ka më asnjë lidhje dhe kjo është konfirmuar nga këngëtarja.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida në një nga daljet e saj televizive.

Por Romeo Veshaj duket se e ka lënë pas këtë histori dashurie dhe tashmë është në krahët e bukuroshes, Aleksia Peleshi, vajza e socialistit Niko Peleshi.

Të dy të rinjtë janë miq edhe në rrjetet sociale ndërkohë lidhjen mes tyre e kanë bërë fansat të cilët i kanë parë në të njëjtat vende të shoqëruar.

Dyshja ka ndarë foto nga i njëjti vend dhe përveç këtyre pamjeve, vetë Aleksia ka ndarë në rrjetet e saj sociale foto në makinë, ku mund të dallojmë fare lehtë Romeon i cili shfaqej duke i dhënë makinës. /albeu.com/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button