Sport

Jurgen Klopp vendos përfundimisht për të ardhmen

Jurgen Klopp ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në Liverpool për ta nderuar marrëveshjen me klubin deri në fund, pra deri në vitin 2024.

Trajneri gjerman është i gatshëm të përballet me sfidën e arritjes së rezultateve pozitive në disa vitet e ardhshme.

Liverpooli ka vuajtur gjatë këtij sezoni, pasi i ka munguar vazhdimësia e rezultateve pozitive, një vit pasi vuri standarde të jashtëzakonshme me triumfet në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

Dhe tani kur sezoni i të kuqve është përkeqësuar edhe nga një krizë e madhe lëndimesh, janë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e Kloppit.

Por gjermani pretendon të jetë trajner më i mirë pikërisht për shkak se ka përjetuar vuajtje të tilla dhe se nuk është koha për t’u larguar.

“Problemi është se në futboll të rëndësishme janë rezultatet dhe nëse këto gjëra të vogla që janë më të mira se më parë nuk prodhojnë rezultate më të mira, atëherë njerëzit nuk duan të dëgjojnë për to”, tha Klopp.

“Nëse ne i fitojmë 15 apo 20 ndeshje radhazi, njerëzit më dëgjojnë mua dhe thonë: ‘O Zot, çfarë gjëra gjeniale po thotë ai’. Kur ne nuk fitojmë ndeshje, unë e them saktësisht të njëjtë gjë dhe njerëzit thonë: ‘Po, po, thjesht sigurohu ta fitosh ndeshjen’. E di këtë. Nuk është problem”, shtoi ai.

“Jam përgjegjës për këtë dhe jo vetëm tani por edhe në disa vitet në vazhdim. Prandaj, nuk do të lejojmë që të na kalojë koha pa përfituar paksa prej kësaj. Ne nuk mund ta dëshmojmë këtë tani sepse ende jemi në këtë situatë. Por ne do ta dëshmojmë këtë më vonë”, nënvizoi ai./Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button