Sport

Juventus- Real Madrid, shkëmbimi spektakolar

Shkëmbim spektakolar: Dybala në Madrid, ndërsa ylli i Realit te Juventusi.

Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo kanë gjetur zgjidhjen, Paulo Dybala bën gati valixhet, vendin e tij do ta zërë ylli i Realit.

Juventus mbrëmë barazoi në derbin e qytetit me Torinon dhe Biankonerët tani kanë 12 pikë më pak se Interi.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=71312040&minCPM=0.5&v=2.1&guid=1ca52fb96d7b492ba4018a65627757d827616bb5561445bd9b7b4002081941e3

Në verë priten ndryshime të mëdha në klub dhe njëri nga lojtarët që do të largohet nga Zonja e Vjetër është Paulo Dybala.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Juventusi dhe Reali kanë gati shkëmbimin spektakolar mes Dybalas dhe Marco Asensios.

Ronaldo ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Asensios dhe Biankonerët do tia ofrojnë Realit Dybalan.

Përveç Asensios, Juventus do të përfitojë edhe 20 milionë euro nga ky operacion, pasiqë vlera e Dybalas është me lartë në treg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button