Slider

Kapet drogë dhe armatim në Hasanbeg, dy të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në Hasanbeg të Shkupit ka arrestuar dy persona nën dyshim për shitje dhe prodhim të substancave narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje, transmeton Alsat.

“Gjatë ditës së sotme, pas urdhrit paraprak të gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera ku jetojnë A.V.(74) dhe S.V.(45) në rajonin e Hasanbegut, ku kanë gjetur paketime të një sasie të marijuhanës (rreth 10kg), vaj hashishi, një pistoletë Crvena Zastava me dy karikatorë me nga 57 plumba”, njoftojnë nga MPB.

MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 215 dhe 396 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button