Slider

Karakaçanov mbetet jashtë Kuvendit bullgar, festojnë maqedonasit

Partia VMRO-BND e Krasimir Karakaçanovit ka mbetur jashtë Kuvendit bullgar, sepse nuk ka arritur ta kalojë pragun në zgjedhjet e mbajtura dje. Sipas rezultateve të para, VMRO e Karakaçanovit ka marrë 3.55 për qind të votave, që nuk mjafton për ta kaluar pragun ligjor prej 4 për qind.

Mbetja e Karakaçanonit jashtë Kuvendit dhe qeverisë bullgare, është mirëpritur si nga mediumet, poashtu edhe nga analistët maqedonas në Shkup. Si Ministër i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e deritanishme bullgare, Ai njihje për deklaratat e ashpra në të cilat vazhdimisht theksonte se maqedonasit janë bullgarë, kurse gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes.

Ndryshe zgjedhjet kanë nxjerrë një mozaik të larmishëm në skenën politike bullgare. Partia GERB e kryeministrit Bojko Borisov ka fituar me 25 për qind, mirëpo është larg shumicës për shumicë qeveritare, transmeton gazeta Lajm.

Surprizë e zgjedhje është shoumeni dhe këngëtari Sllavij Trifunov me lëvizjen e tij “Ima Takëv Narod” i cili ka dalur edhe para Partisë Socialiste, që është partia më e vjetër bullgare. Ai ka grumbulluar vota edhe nga pushteti edhe nga opozita. PS Bullgare tani është radhitur e treta.
Në këtë situatë, kryeministri Borisov ka apeluar për formim të një qeverie ekspertësh e cila do të përballej në mënyrë më të suksesshme me epideminë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button