Slider

Kasami i bindur: 2 deputetë të opozitës do t’i bashkohen shumicës

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, se shumica parlamentare nuk është stabile. Në një intervistë për TV Globi, ai madje ka deklaruar se shumica do të rritet, pasi kryeministri Zoran Zaev është në negociata me 2 deputetë të opozitës shqiptare dhe se ka besim të plotë se ata do t’i bashkëngjiten shumicës qeveritare.

“Kryeministri është në bisedime me deputetë të caktuar me VMRO-në, unë atë që mund ta them me kompetencë me të plotë është që ne si Lëvizja Besa jemi në komunikim të rregullt me disa deputetë nga opozita shqiptare me të cilat unë kam besim të plotë që mund të kemi rezultat të plot pozitiv që ata t’i bashkëngjiten shumicës qeveritare!
Gazetari: Kush janë ata zotëri Kasami?Reklame

Kasami: “Po tash nëse ne flasim dhe i zbulojmë para opinionit besoj që mund të ketë shqetësime të caktuara për këta deputetë dhe familjet e tyre, ne nuk kishim dashur që të ndodh diçka e tillë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button