Slider

Këshilli Koordinues i Diasporës, apel mërgatës nga Maqedonia e Veriut

Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë nga Maqedonia e Veriut, ne si Këshill Koordinues i Diasporës (KKD), Ju bëjmë thirrje të gjithë Juve në çdo vend të botës, kudo që ndodheni, – Bëhuni pjesë e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi i popullatës në këtë vend tashmë ka hyrë në fazën thelbësore kur pa përjashtim të gjithë Ju duhet të bëheni pjesë e këtij procesi që përfundon më 21 prill.Me aktin tuaj të regjistrimit, përmes një angazhimi fare të vogël, Ju ia bëni shërbimin më të madh vendit tuaj. Rezultatet e regjistrimit, pra dalja në shesh e numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në këtë vend paraqet interes madhor, paraqet interes kombëtar, paraqet bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që ju takon si popullatë etnike në këtë vend.Andaj të dashur bashkatdhetarë, ne si KKD i bëjmë thirrje gjithsecilit prej jush, REGJISTROHU!➢ Është koha dhe momenti historik kur Ju duhet ta jepni kontributin tuaj për familjen e për vatrat tuaja stërgjyshore!➢ Është koha dhe momenti historik kur në procesin e regjistrimit askush nuk duhet të mungojë!➢ Është koha dhe momenti historik kur gjithkujt duhet t’i tregohet se shqiptarët etnik në Maqedoninë e Veriut dinë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre!Ky është linku i aplikacionit ku duhet të regjistroheni vetë duke e plotësuar online formularin:https://census.stat.gov.mk/al/Kini kujdes, numri amëz apo numri personal është thelbësor, – atë e gjeni te pasaporta juaj, te letër-njoftimi apo te çertifikata e lindjes!Regjistrohuni sa më parë, si dhe njoftoni të afërmit dhe miqtë tuaj të cilët mbase mund të jenë të painformuar!#diasporashqiptare#unëjamshqiptar#këshillidiasporës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button