KosovëLajme

Kështu i vlerësoi elektorati zv.kryeministrat Driton Selmanaj e Haki Abazi, mezi hynë në Kuvend

Dy ish-zëvendëskryeministrat në dy qeveritë e fundit, Haki Abazi dhe Driton Selmanaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marr vota të përgjysmuara nga zgjedhjet e tetorit të vitit 2019. Deklaratat e tyre pergjatë përplasjeve politike zakonisht kanë ngjallur shumë reagime, ndërsa gjuha e tyre ka qenë e ashpër. Megjithatë, vleresimi nga qytetarët i të bëmave e të thënave të tyre ishte ky: Mezi hyn në Kuvend edhe njëherë.

Ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, gjatë zgjedhjeve të tetorit ai ishte i dhjeti më i votuari në Listën e Vetëvendosjes duke marrë 15.896 vota, shkruan Express.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit, ka pësuar humbje të votave prej mbi 50%, duke marrë 7.627 nga 438.334 sa ka marrë Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet me 49,95% të totalit të përgjithshëm. Kështu, Abazi përfundoi si deputeti më së paku vota në listën e VV-së.

Ai që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, kishte vazhduar kritikat ndaj mediave, edhe gjatë fushatës ai kishte thënë se me lajme të rreme dhe me tituj të pavërteta, vetëm e forcojnë atë në punën e tij. Edhe ndaj kundërshtarëve politikë ka pasur gjuhë të ashpër, por duket se me këtë nuk fitoi simpatinë e votuesve të LVV-së

Kur qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e shkoi Haki Abazi, qeveria e re, ajo e Avdullah Hotit, kishte një zv.kryeministër që mund t’i bënte konkurrencë Abazit me deklarata. Selmanaj nxiti shumë reagime deklaratat e tij kundër Vjosa Osmanit dhe përplasjet që i kishte në Kuvend e ne komision parlamentar me deputeten e LVV-së, Saranda Bogujevcin, që është e mbijetuar e masakrës së Podujevës.

Rezultati zgjedhor tregon se Selmanaj është “ndëshkuar” nga elektorati.

Kandidati i LDK-së për deputet, në zgjedhjet e tetorit kishte qenë i teti më i votuari me 16.222 vota, e që në zgjedhjet e fundit pësoi po ashtu humbje prej rreth 50% të votave duke marr 8.818 nga 110.972 sa ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës e që përfundoi e treta.

Ai gjatë një intervistë në emisionin “Pressing” në T7, gazetari Olluri i kishte thënë zëvendëskryeministrit Selmanaj se Saranda Bogujevci nuk mund të akuzohet për abuzim me temën e të pagjeturve pasi ajo është një e mbijetuar e masakrës, Selmanaj në kundërpërgjigje i thotë Ollurit të mos provojë t’i japë konotacione sepse “jemi lodhë me këso qasjesh”,  e cila ngjalli reagime të shumta në vend, madje u kërkua edhe dorëheqja e tij.

Po ashtu në një intervistë për Gazetën Express kohë më parë, kishte thënë se kandidmi i Vjosës pas gjithë atyre qëndrimeve kundër LDK’së ka qenë eksperimenti më i keq i veprimit 30-vjeçar të LDK’së.

“Nuk mund të ndërtohet standardi brenda LDK’së, kur një person vepron kundër interesave të partisë, madje kur s’e voton kandidatin për kryeministër të partisë, s’i voton politikat e partisë, demarkacionin, për të cilin më pas e morëm në qafë Kosovën, nuk arritëm ta marrim liberalizimin. Madje madje, zonja Osmani pati dalë edhe në një protestë të përbashkët me Vetëvendosjen, përkundër që qëndrimi i LDK’së ishte që të mos bashkohet në atë protestë dhe pas gjithë këtyre veprimeve të njëpasnjëshme kundër LDK’së, partia në fund vendos ta nominojë për kryeministre, unë besoj që ky ka qenë eksperimenti më i keq që LDK’ja e ka bërë në 30 vjet të veprimit politik”, kishte thënë Selmanaj.

Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet nga 58 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike me 15 deputetë./Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button