KosovëLajme

Këta janë kandidatët e famshëm për deputetë që po rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Kush janë deputetët që rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit, dhe cilët deputet morën më së shumti vota.

Në qeverinë e Hoti, ishte numri dy.

Por, fakti që ishte zv. kryeministër i Kosovës, nuk e ndihmoi Driton Selmanajn.

Valltari nga Mushtishti, do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Kundërshtari i madh i Vjosa Osmanit, mori votat të pamjaftueshme për t’u bërë deputet i Parlamentit të Kosovës

E një ndëshkim të tillë me vota duket se e mori edhe fytyra tjetër e LDK-së, Arban Abrashi.

Sekretari Organizativ i LDK-së, duket se nuk kishte organizuar siç duhet mbështetjen për të.

Edhe Abrashi do të mbetet jashtë Kuvendi.

Jashtë Kuvendit, sipas të dhënave të deritanishme, kanë mbetur edhe Fetah Rudi, Frashër Demaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Rrezarta Krasniqi, Shkëlzen Hajdini, Doruntinë Maloku dhe Hatim Baxhaku.

Ndërkaq, janë 15 emra të tjerë të këtij subjekti që siguruan ulëse në Kuvend.

Ata janë : Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Behgjet Pacolli.

Nga kjo listë e deputetëve Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku po dalin më të votuarit me nga 25 mijë vota, ndërsa Anton Quni 12mijë vota.

E me numërimin e 60% të votave për kandidatë, kanë dalë edhe emrat e 20 kandidatëve më të votuar në PDK .

Sipas këtyre të dhënave personi më i votuar i PDK-së del të jetë bartësi i listës, Enver Hoxhaj,

Pas Hoxhajt vijnë Uran Ismaili i dhe Bedri Hamza. Memli Krasniqi e Elmi Reçica janë dy kandidatët e tjerë që kanë fituar mandat të deputetit për legjislaturën e tetë.

Kandidatët tjerë që kanë fituar mandat janë: Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Petrit Hajradi, Abelard Tahiri dhe Bekim Haxhiu. Nga gratë e PDK-së më e votuar ka dalur ish-deputetja Eliza Hoxha, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu-Shoshi dhe Floreta Zejnullahu.

Nga AAK përpos Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj numrin e mjaftueshëm të votave për të qenë depute e kanë kaluar Besnik Tahiri, Shkumbin Demaliaj, Bekë Berisha, Shemsedin Dreshaj, Albena Reshitaj,Time Kadriaj, Meliza Haradinaj ,Florentina Gjergjaj dhe Albana Bytyqi.

Ndërkaq emri i Haxhi Shalës deri më tani është komentuar se mund të mbetet jashtë listës për deputetë.

Ndërkohe VV, ku në listën e saj ishte edhe “Lista Vjosa” me disa deputetë ka arritur t’i sigurojë 56 ulëse, të cilat mund të shtohen pas numërimit të votave të diasporës.

Deri më tani, 37 deputetë që dihet se kanë siguruar pjesëmarrjen në Kuvend ku pjese e tyre janë edhe emra të rinj për Kuvendin si, Avni Dehari, Vasfije Krasniqi, Ardiana Matoshi, Daorsa Kica Xhelili etj.

Sido qoftë këto nuk janë të dhënë zyrtare dhe lista e deputetëve edhe mund të ndryshojë./t7

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button