Kuriozitete

Këta persona e kanë shumë të vështirë të dashurohen

Të parët në listë janë Binjakët. Ama, kur kjo shenjë dashuron, dashuron në 360 gradë. Nuk ekzistojnë të mesme për Binjakët, dashurojnë pothuajse në mënyrë ‘obsesive’. Prandaj tregojnë shumë kujdes kur i përkushtohen një dashurie. Vuajnë nga ajo dhe shpesh zhgënjehen.

Të dytët në listë janë ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës. Virgjëresha në fakt, është një shenjë jashtëzakonisht racionale që nuk i dorëzohet lehtësisht dashurisë. I duhet shumë kohë që të hapet me të tjerët dhe të pranojë ndjenjat, edhe me vetveten.

Edhe Akrepi është një shenjë e vështirë për t’u bërë për vete. Kjo sepse nuk u beson lehtë të tjerëve dhe është gjithmonë plot dyshime dhe paranoja. Pra, nuk është e thjeshtë t’i f itosh zemrën dikujt që i përket Akrepit.

Kujdes sepse nuk është e lehtë aspakt të bësh edhe një Shigjetar të dashurohet pas teje. Shigjetari është në fakt një shenjë që përfaqëson lirinë dhe dëshirën për aventura, për gjëra të reja.

Nuk është e lehtë që Shigjetari të impenjohet në një marrëdhënie, edhe pse pa dyshim që nuk është e pamdunur. Një Shigjetar i dashuruar është sigurisht një thesar. I fundit në listë është shenja e Ujorit. Edhe Ujori e do lirinë. I do ndryshimet dhe revolucionet, si dhe ka gjithmonë nevojë për stimuj të rinj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button