Slider

Këto janë shtetet që do t’i shtohen listës së karantinës në Zvicër nga 1 shkurti

Duke filluar nga 1 shkurti, 16 vende dhe rajone të tjera do t`i shtohen listës së vendeve për karantinim në Zvicër.

Nga vendet fqinje, këto janë landi gjerman i Türingenit, landi austriak, Salzburgu, rajoni francez Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe rajonet italiane Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia, raporton srf.ch.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), detyrimi për karantinë me rastin e hyrjes në Zvicër zbatohet për 36 vende dhe zona.

Me vendimin më të ri, detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar, transmeton albinfo.ch.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë listë vazhdon të mbetet vetëm Mali i Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button