BotaLajme

KINA REFUZON T’I JAPË EKIPIT TË OBSH-SË TË DHËNAT ME COVID-19

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka kërkuar të dhëna të papërpunuara për pacientë në 174 raste të COVID-19, të cilat Kina i kishte identifikuar në fillim të pandemisë në qytetin e Wuhanit në dhjetor të vitit 2019.

Mirëpo, Kina nuk i ka ofruar këto të dhëna duke u siguruar ekspertëve të OBSH-së vetëm përmbledhje të tyre, ka thënë njëri prej anëtarëve të ekipit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas OBSH-së këto të dhëna janë të rëndësishme, pasi paraqesin detaje për të zbuluar origjinën e pandemisë.

Ekipi i OBSH-së ka arritur gjatë muajit janar në Kinë për të hulumtuar rastet e para të virusit COVID-19 të paraqitura në botë dhe deri më tani ka kryer hulumtime në disa caqe të rëndësishme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button