Sport

Kinezët po marrin “borxh” për të paguar “borxhin” e Interit

Grupi kinez Suning, që ka pronësinë e aksioneve të Interit, po negocion prej javësh për shitjen e tyre, pasi kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe bllokimi i investimeve jashtë vendit nga qeveria e Kinës, ka vështirësuar jo pak punën e tyre.

Aktualisht vijojnë negociatat me fondin britanik BC Partners, por oferta dhe kërkesa janë ende larg, ndërsa së fundi kanë dalë në pah edhe shoqëri të tjera të njohura, që janë gati të investojnë në botën e futbollit.

Megjithatë grupi kinez ka edhe një plan B, pasi nëse nuk arrin të shesë aksionet në shifrën që e vlerëson si të përshtatshme, atëherë do të kërkojë një hua prej 200 milionë eurosh, që do të ndihmonin në menaxhimin e klubit për të paktën edhe sezonin 2021-2022.

Më pas shpresat janë që efektet e pandemisë të zbuten dhe të ardhurat e klubit e të shoqërisë në Kinë të rriten sërish, për të shtuar edhe ndonjë ndryshim të politikave ekonomike të vendit, që do të lehtësonin transferimin e parave në arkat e klubit zikaltër.

Formula e huasë do të ishte e njëjtë me atë që bëri kinezi Le Yonghong me Milanin, pasi mori një borxh të konsiderueshëm nga Fondi Elliot dhe më pas nuk ia doli ta shlyejë, por la peng pikërisht aksionet e klubit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button