KosovëLajme

Kishte zero euro, por ja sa është pasuria e Kurtit sot

Pasuria e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është rritur shumë që nga viti 2019. Ai ka një pasuri të paluajtshme rreth 400 mijë euro, ndërsa të hyra vjetore rreth 40 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.


Lëvizja FOL ka një platformë ku bëhet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve shtetërorë dhe krahasimi i saj. Në këtë platformë janë të përfshirë në deklarim të pasurisë 450 zyrtarë publikë dhe në mes të tyre është edhe lideri i LVV’së, Albin Kurti.

Në vitin 2020 në deklarimin e pasurisë Albin Kurti, ka deklaruar pasuri të paluajtshme 400 mijë euro, para të gatshme në bankë mbi 13 mijë euro dhe të hyra vjetore rreth 40 mijë euro.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=28680357&v=2.1&guid=0a9a7223c0c546d688554506b45c6b48ced08cba3e7f4685b16fd28720a02598

Ajo që bie në sy gjatë deklarimeve ndër vite është se pasuria e Kurtit është rritur shumë që nga viti 2019.

Në bazë të deklarimit del se në vitin 2018, Albin Kurti ka pasur 0.00 euro pasuri të paluajtshme dhe 85 mijë euro para të gatshme, ndërsa në vitin 2019 këto pasuri janë rritur, raporton Metro.

Gjatë 2019, ai ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme 400 mijë euro dhe para të gatshme 10 mijë euro, ndërsa të hyrat rreth 20 mijë euro.

Duke u bazuar në grafikon shihet se si është rritur pasuria e paluajtshme e Kurtit nga zero euro në 400 mijë brenda një viti.

Më poshtë keni grafikonin e publikuar nga Lëvizja Fol, të cilat janë të dhëna nga të nxjerra nga formularët e Agjencionit Kundër Korrupsion, për deklarim të pasurisë. //gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button