Sport

Klopp flet pas humbjes me Realin: U bëmë më të lehtë madrilenëve!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas humbjes nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve me rezultatin 3-1.

Sipas gjermanit skuadra e tij nuk ka bërë asgjë sonte që ta fitojë ndeshje, por ai mbetet me shpresë për ndeshjen kthyese.

“Ne nuk e bëmë këtë sonte, sidomos në pjesën e parë. Ne thjeshtë nuk kemi luajtur mjaftueshëm futboll të mirë për t’i shkaktuar Real Madridit më shumë probleme. E kemi bërë shumë të lehtë për madrilenët. Këto gabime ndodhin. Nuk kemi merituar shumë më tepër, por ai gol dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Na mban në jetë”, ka thënë Klopp.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button