LajmeShqipëri

Koalicion elektoral apo politik, kujt do t’ja japë Meta mandatin pas zgjedhjeve?

Pavarësisht se zgjedhjet janë pas 55 ditësh, deputetët e rinj do të hyjnë në parlament pas datës 9 shtator, atëherë kur parlamentit aktual i mbaron mandati. Mes datës 9 dhe 19 shtator, Presidenti i Republikës është i detyruar të emërojë kryeministrin e ri.

Por kë do të zgjedhë Ilir Meta?

Për këtë, është e shkruar vetëm një fjali në Kushtetutë, përkatësisht në nenin 96, ku shkruhet:

“1.          Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”.

Deri më tani, kjo fjali nuk ka lënë vend për diskutime, pasi koalicionet zyrtarizoheshin përpara zgjedhjeve në KQZ.

Por në këto zgjedhje, kemi dy lloj marrëveshjesh nga ana e opozitës;

Së pari, KQZ është depozituar koalicioni i Bashës me aleatët e tij, ku nuk përfshihet LSI-ja, dhe e dyta, një marrëveshje e firmosur sot me Monika Kryemadhin por që nuk do të protokollohet në KQZ, pasi të dy do të dalin me lista të vecanta kandidatësh.

Këtu lind pyetja: a do të llogariten votat e LSI-së bashkë me Koalicionin e Bashës dhe do të krahasohen me votat e PS-së, përpara se Meta të mandatojë kryeministrin e ri?

PS thotë jo. Pasi sipas tyre, votat e listës së PS, duhet të krahasohen vetëm me listën e PD, dhe me listën e LSI vec e vec.

Opozitës mund t’i leverdisë t’i llogarisë PD plus LSI, përballë PS.

Kjo për faktin se historikisht PS është partia më e votuar në vend, por PD dhe LSI, nëse do të mblidhen së bashku, mund t’ia dalin të kalojnë socialistët në total votash.

Kush merr i pari autorizimin nga Presidenti, ka shanset më të larta të krijojë shumicën në parlament. Edhe nëse nuk i ka vetë, të bashkojë numrat me elementë që mund të ripozicionohen pas zgjedhjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button