Sport

Koeman zbulon të ardhmen e Messit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka rrëfyer se nuk është i sigurt nëse Lionel Messi do të rinovojë kontratën e tij në Camp Nou.

Argjentinasi u përfshi në një përplasje të famshme me klubin verën e kaluar që rezultoi në atë që ai kërkoi të largohej nga klubi dhe refuzoi të kthehej në stërvitje për disa ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

Përfundimisht, Messi vendosi të qëndrojë, duke mos pranuar ta çojë ekipin e tij të dashur në gjykatë, por e ardhmja e tij mbetet ende e papërcaktuar – pasi lojtari ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me ekipin.

“Nuk jam i sigurt në lidhje me këtë,” tha Koeman për The Athletic për të ardhmen e Messit.

“Unë shpresoj që po, sepse ai është ende një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai ende po fiton ndeshje për ne, për ekipin. Unë jam duke shijuar faktin që jam trajner i tij, nëse i shikon cilësitë e tij çdo ditë në seancat stërvitore, është e pabesueshme. Sigurisht, ai erdhi si një fëmijë i ri në Barcelonë. Dhe unë ende nuk e shoh Leo Messin me një fanellë tjetër se fanella e Barçës”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button