Sport

Koeman: Zlatan meriton gjithçka

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për Zlatan Ibrahimovicin, duke thënë se ai meriton gjithçka.

Holandezi foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë gjysmë finale të Kupës së Mbretit, ku Barcelona takohet me Sevillën.

Koeman u pyet për Zlatab Ibrahimovic i cili shënoi golin e tij të 500-të dhe 501-të javën e kaluar.

“Unë nuk jam i befasuar, kam punuar me të në Ajax dhe cilësitë e tij ishin të qarta tashmë”.

“Ai ka treguar se është një nga sulmuesit më të mirë, pavarësisht moshës së tij dhe ai është ende me të vërtetë i mirë”.

“Ai ka një mentalitet fitues dhe është shumë mirë ta shohësh duke bërë të gjitha këto gjëra me kaq shumë klube të ndryshme”.

“Ai meriton gjithçka”, ka thënë Koeman.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button