Sport

Koha për hakmarrje, Barcelona e pret Athletic Bilbaon

E diel e pasur me ndeshje në kampionatet elitare në Europë, ku nuk mungojnë asnjëherë përplasjet e mëdha.

Pa dyshim, “qershia mbi tortë” në këtë maratonë sfidash është Barcelona – Atlheltic Bilbao, që do të zhvillohet në “Camp Nou” në orën 21:00.

Dy javë më parë, ekipi bask triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj “blaugranave” në finalen e Superkupës, takim që u mbyll me daljen me karton të kuq të Lionel Messit, për sjelljen josportive ndaj Villalibres.

Skuadra e Ronald Koemanit ka shansin të “hakmerret” për atë dështim, që i mohoi, por mbi të gjitha të barazojë me pikë Real Madridin, që pësoi një humbje të papritur 1-2 nga Levante.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button