Slider

Kompletohet dokumentacioni për ardhjen e vaksinave nga Serbia

Gjatë ditës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar se dokumentacioni për sigurim të vaksinave nga kompania Fajzer nëpërmjet Serbisë, është kompletuar dhe me këtë janë tejkaluar edhe pengesat për realizimin e pranim dorëzimit.

Megjithatë, pritet aprovim i sërishëm nga Fajzer

“Për momentin jemi në pritje që kompani Fajzer sa më shpejtë të jetë e mundur të japë aprovim të dokumentuar deri te Serbia, pas çfarë menjëherë do të realizohet pranim-dorëzimi”, thonë nga Qeveria.

Ndërkaq shtojnë, se me aprovimin dhe me hyrjen e vaksinave në vend, nuk do të ketë pengesa shtesë në çështje administrative për përdorim të vaksinave anti-Covid.

Vaksinat duhej të pranoheshin sot, por ngjarja e paralajmëruar në Tabanoc, u anulua pak para mesnatës së ditës së sotme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button