Slider

Konfiskohen rreth 40 kg marihuanë, ndërpritet kanali ndërkombëtar për transport të drogës (Video)

Policia dje ka prerë një kanal ndërkombëtar për transport të rreth 40 kilogram marihuanë, e cila nga Kosova është transportuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Reparti për polici kriminalistike, Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në bashkëpunim me Repartin për operacione policore speciale, siç kumtuan sot nga MPB, në bul. “magjistralja e Adriatikut”, në hyrje të Shkupit është ndalur automjeti motorik “shkoda fabia”, i drejtuar nga A.M.(42) nga Shkupi.
“Gjatë bastisjes së kryer në automjet, në bagazh janë gjetur dy thasë të mëdhenj me marihuanë, në sasi të tërësishme prej rreth 40 kilogramë, me vlerë të tregut prej mbi 100.000 euro”, citohet në kumtesë.Nga MPB informojnë se A.M. është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, me ç’rast gjatë ditës do të dorëzohet me padi penale te Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Poashtu, A.M. është i njohur si autor i disa veprave penale, i dënuar dhe ka vuajtur dënim me burg, ndërsa në vitin 2017 në R. e Serbisë është privuar nga liria gjatë transportit të një sasie të madhe të marihuanës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button