Sport

Kosova pëson rënie të dukshme në renditjen e FIFA-s

Kosova i ka rënë tri vende më poshtë në renditjen botërore të  FIFA-s për ekipet kombëtare, si pasojë dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 muajin e kaluar.

Kombëtarja e Kosovës zë vendin e 120-të në renditjen e re të FIFA-s të publikuar të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Kjo rënie nga vendi i 117-të në atë të 120-të erdhi si pasojë e disfatave kundër Suedisë 3:0 në shtëpi dhe 3:1 kundër Spanjës në udhëtim në dy ndeshjet e para të dardanëve në Grupin B kualifikues për Botërorin e Katarit.

Në ranglistën paraprake, Kosova renditej e 117-ta me 1155 pikë në përgjithësi.

Derisa fitorja në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë nuk ndikoi për rritjen e numrit të pikëve, për shkak të nivelit të ndeshjes, dështimet në dy ndeshjet pasuese me karakter garues i kushtuan Kosovës dyfishin.

Përveç se mbeti pa pikë në Grupin B kualifikues në vendin e parafundit, ekipi kombëtar verdhekaltër humbi pikë edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kosova tani ka 1151.78 pikë në vendin e 120-të, pothuajse baras me Taxhikistanin një vend më poshtë dhe pesë pikë larg Libisë në vendin e 119-të.

Kosova nuk do të ketë më ndeshje garuese deri në shtator, kur rikthehen kualifikueset e Botërorit, ndërsa ranglista e re do të publikohet më 27 maj. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button