Slider

Kreu i Çairit, Ganiu: Jemi në shërbim të nevojave të qytetarëve

Aktiviteti i sotëm ka të bëj me zmadhimin e kapaciteteve për parkimin e veturave andaj kryetari Visar Ganiu kërkon mirëkuptim nga qytetarët derisa zgjasin punimet në terren nga ana e autoriteteve.

“Një nga punët që po i kushtojmë vëmendje të madhe në vazhdimësi është zmadhimi i kapaciteteve aktuale për parkimin e veturave në territorin e komunës sonë.

Për ta realizuar këtë proces të rëndësishëm me kërkesë të qytetarëve dhe në shërbim të nevojave të tyre, ekipet tona të punës ndodhen për momentin në rrugën Dobri Daskallov të lagjes Çair i Vjetër.

Lusim qytetarët për mirëkuptim që gjatë kësaj periudhe të mos parkojnë veturat e tyre në atë zonë për rrjedhë normale dhe të papenguar të procesit të punës. Së shpejti do të kenë në dispozicion vende të reja parkimi dhe hapësirë mirë të rregulluar.”, njofton kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button